Ministria ruse e Mbrojtjes: Kemi marrë nën kontroll fshatin Staritsia në rajonin e Kharkiv-it

Bota

Ministria ruse e Mbrojtjes: Kemi marrë nën kontroll fshatin Staritsia në rajonin e Kharkiv-it

Më: 18 maj 2024 Në ora: 13:10
Foto ilustrim

Forcat ruse kanë pushtuar fshatin Staritsia në rajonin e Kharkiv të Ukrainës, thotë Ministria ruse e Mbrojtjes.

“Trupat ruse po vazhdojnë të përparojnë në zonë”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Ditën e djeshme, ministria e mbrojtjes tha se kishte marrë kontrollin e 12 vendbanimeve në Kharkiv brenda një jave.

Kujtojmë se Rusia nisi një ofensivë në zonën e Kharkiv më 10 maj, duke bërë presion mbi forcat e shtrira të Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat