​Zhduken migrantët e larguar nga Tunizia

Bota

​Zhduken migrantët e larguar nga Tunizia

Më: 18 maj 2024 Në ora: 16:38
Foto ilustrim

Rreth 23 migrantë janë zhdukur pasi u larguan nga Tunizia me varkë për në Itali, njoftoi sot garda kombëtare e vendit.

Tunizia po lufton me një krizë të rëndë migracioni dhe ka zëvendësuar Libinë si pikënisjen kryesore për njerëzit që ikin nga varfëria dhe konflikti në Afrikë dhe Lindjen e Mesme me shpresën për një jetë më të mirë në Evropë.

Garda Kombëtare ka njoftuar Marinën për të ndihmuar në kërkimin e personave të zhdukur, raporton SkyNews.

Kërkimet vazhdojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat