Humb jetën në luftime njëri prej pilotëve më të mirë ukrainas

Bota

Humb jetën në luftime njëri prej pilotëve më të mirë ukrainas

Më: 19 maj 2024 Në ora: 09:28
Denis Vasilyuk

Ushtria ukrainase ka njoftuar se ka humbur jetën njëri nga pilotët më të mirë të ushtrisë së këtij vendi.

Bëhet fjalë për Denis Vasilyuk, i cili u vra gjatë luftimeve kundër forcave ruse, është bërë e ditur në një njoftim në Facebook nga Shtabi i Përgjithshëm.

Vasilyuk ishte pjesë e brigadës së 831-të si dhe konsiderohej si një prej pilotëve më të mirë të ushtrisë ukrainase.

“I patrembur. Ne nuk humbëm vetëm një pilot, por gjithashtu një luftëtar të besueshëm, mik dhe thjesht një njeri të mrekullueshëm”, u tha nga Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase.

“Vasilyuk ishte profesionist i vërtetë në fushën e tij. Që nga fillimi i luftës, ai kreu dhjetëra misione. E donte familjen, jetën, si dhe qiellin e tij ukrainas”, u tha ndër tjera për tashmë të ndjerin Vasilyuk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat