NATO reagon për vdekjen e presidentit: Ngushëllime popullit iranian

Bota

NATO reagon për vdekjen e presidentit: Ngushëllime popullit iranian

Më: 20 maj 2024 Në ora: 14:53
Ebrahim Raisi

NATO shprehu ngushëllimet e saj për vdekjen e presidentit iranian Ebrahim Raisi dhe atyre që humbën jetën në rrëzimin fatal të helikopterit.

“Ngushëllimet tona popullit të Iranit për vdekjen e Presidentit Raisi, Ministrit të Jashtëm Amirabdollahian dhe të tjerëve që humbën jetën në rrëzimin e helikopterit”, tha përfaqësuesja e NATO-s, Farah Dakhlalah, me postimin e saj në platformën “X”.

Raisi, një lider i vijës së ashpër që shihet si pasardhës i mundshëm i liderit suprem Ayatollah Ali Khamenei, humbi jetën pas rrëzimit të helikopterit pranë kufirit me Azerbajxhanin.

Udhëheqësi suprem Khamenei, i cili ka pushtetin absolut dhe ka fjalën e fundit për politikën e jashtme dhe programin bërthamor të Iranit, tha se zëvendëspresidenti Mohammad Mohbar do të merrte postin e presidentit të përkohshëm.

“Shpall pesë ditë zie publike dhe shpreh ngushëllimet e mia për popullin e dashur të Iranit”, tha Khamenei në një deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat