Ukraina do të përfitojë nga asetet e ngrira ruse në vendet e BE-së – sa para në vit do të transferohen në Kiev?

Bota

Ukraina do të përfitojë nga asetet e ngrira ruse në vendet e BE-së – sa para në vit do të transferohen në Kiev?

Më: 21 maj 2024 Në ora: 23:49
Foto ilustrim

Vendet e Bashkimit Evropian thonë se kanë arritur një marrëveshje për të përdorur fitimet nga asetet e ngrira ruse për të ofruar mbështetje ushtarake për Ukrainën dhe për të ndihmuar në rindërtimin e vendit të shkatërruar nga lufta.

27-vendet e BE-së po mbajnë rreth 210 miliardë euro në asete të bankës qendrore ruse, shumica e tyre të ngrira në Belgjikë, si hakmarrje për luftën e Moskës kundër Ukrainës.

Ai vlerëson se interesi për ato para mund të sigurojë rreth tre miliardë euro çdo vit, raporton skynews.

Selia e BE-së tha se 90 për qind e parave do të futeshin në një fond special të njohur si Lehtësia Evropiane e Paqes që shumë vende të BE-së tashmë e përdorin për blerjen e armëve dhe municioneve për Ukrainën ndërsa 10 për qind e tjera do të futeshin në buxhetin e BE-së.

Këto para do të ndihmonin për të forcuar industrinë e mbrojtjes të Ukrainës ose për të ndihmuar në rindërtimin e vendit, nëse disa vende kundërshtojnë përdorimin e pjesës së tyre për qëllime ushtarake.

Një grup i vogël shtetesh anëtare, veçanërisht Hungaria, refuzojnë të furnizojnë me armë Ukrainën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat