Aksident tragjik në Moskë, përplaset makina e Putinit

Bota

Aksident tragjik në Moskë, përplaset makina e Putinit

Më: 6 shtator 2016 Në ora: 17:03
Përplaset makina e Putinit

Mediat ruse raportojnë për një aksident tragjik, në të cilin është përfshirë makina e presidentit rus, Vladimir Putin.

Aksidenti ndodhi në bulevardin “Kutuzovsky”, ku “BMV”-ja presidenciale u përplas me një “Mercedes”.

Presidenti rus nuk ishte në makinë në momentin e aksidentit, por sipas mediave shoferi i tij i preferuar humbi jetën.

Makina zyrtarisht është e regjistruar në emër të Këshillit Federal, i njohur ndryshe si Senati rus ose Dhoma e Lartë e Parlamentit.

Drejtuesi i mjetit tjetër u dërgua në spital në gjendje kritike për jetën.

Policia nuk ka dhënë detaje lidhur me viktimën, por mediat kanë zbuluar se ai është një prej shoferëve të presidentit me mbi 40 vjet përvojë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat