Takimi Clinton-Poroshenko si përgjigje e lidhjes Trump-Rusia

Bota

Takimi Clinton-Poroshenko si përgjigje e lidhjes Trump-Rusia

Më: 14 shtator 2016 Në ora: 23:42
Hillary Clinton

Kandidatja për presidente të SHBA-ve Hillary Clinton do të takohet me presidentin e Ukrainës Petro Poroshenko në këtë muaj, është thënë sot nga ekipi i saj i fushatës paraelektorale si përgjigje në marrëdhënie të mira të kundërkandidatit të saj që ka me Rusinë Donald Trump, transmeton AFP.

Clinton me Poroshenkon do të takohet në margjinat e mbledhjes së OKB-së në Neë York me shpresë që nga ai takim do t’i japë pikë në politikën e jashtme ndërsa këtë takim do ta shfrytëzojë që të shpreh solidaritetin me Ukrainën derisa Trump po tregon respekt ndaj presidentit rus Vlladimir Putin të cilën ajo e quan të rrezikshme.

 Trump më herët ka deklaruar se presidenti rus është lider më i mire sesa presidenti amerikan Barack Obama.

Ekipi parazgjedhor i Trump ka kritikuar takimet e paralajmëruara të Clinton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat