Sadiq Khan: Retorika negative e Trump-it po ndihmon ISIS-in

Bota

Sadiq Khan: Retorika negative e Trump-it po ndihmon ISIS-in

Më: 16 shtator 2016 Në ora: 16:29
Sadiq Khan

Kryetari i Londrës bëri këto komente gjatë turneut të tij rreth Amerikës dhe Kanadasë.

Kryetari i Londrës Sadiq Khan tha se Donald Trump “po luan me duart e ISIS-it”, pasi ishte në një turne rreth Amerikës së veriut, shkruan The Independent.

Derisa fliste në samitin botëror të progresit në Montreal, përkrah kryeministrit kanadez Justin Trudeau, ai i tha audiencës se plani i kandidatit republikan për ndalimin e myslimanëve nga hyrja në SHBA tregon një ‘mungesë të mirëkuptimit’.

“Donald Trump tha që myslimanët rreth botës, po parafrazoj, nuk do të jenë të mirëseardhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat