Putin: Në presidencialet amerikane mbështesim kandidatin që kërkon marrëdhënie të mira me Moskën

Bota

Putin: Në presidencialet amerikane mbështesim kandidatin që kërkon marrëdhënie të mira me Moskën

Më: 18 shtator 2016 Në ora: 00:47
Vladimir Putin

Vladimir Putin dha sot mbështetjen e tij për kandidatin prorus për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump, por pa e përmendur si emër, duke deklaruar se pëlqen zgjedhjen e një presidenti në SHBA që kërkon marrëdhënie të mira me Rusinë.

“Sigurisht që ne po ndjekim me vëmendje, atë që po ndodhin në SHBA dhe ne shohim normalisht me simpati ata që thonë publikisht se është e rëndësishme të ndërtohen marrëdhënie me Rusinë në baza barazie”, deklaroi Putini një konferencë për shtyp.

“Ne mbështesim çdo person në çfarëdo vendi që kërkon të ketë marrëdhënie të mira fqinjësie dhe parntneriteti me ne”, shtoi ai.

Këto deklarata duken si një aludim i qartë për Donald Trump, kandidati republikan për presidencialet amerikane të nëntorit, që ka shprehur publikisht shpesh herë simpati kundrejt Rusisë dhe Vladimir Putin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat