Trump përshëndet kontributin e të zinjve në Amerikë

Bota

Trump përshëndet kontributin e të zinjve në Amerikë

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 16:05
Donald Trump

Kandidati për presidencialet amerikane, Donald Trump, që nuk ka mbështetje në elektoratin me ngjyrë dhe që ka bërë deklarata kontroverse mbi tensionet racore në Charlotte, e konsideroi sot si të mrekullueshëm muzeun e historisë afro-amerikane të inaguruar nga presidenti Barack Obama dhe përshëndeti kontributin e jashtëzakonshëm të të zinjve në SHBA.

“Të zinjtë kanë sjellë kaq shumë dhe janë sakrifikuar kaq shumë për këtë vend”, deklaroi kandidati republikan para shumë prej përkrahësve të tij në Roanoke në Virxhinia.

“Shumë të zinj dalin jashtëzakonisht shumë mirë në vendin tonë sa që do të përpiqem që t’i mbrojmë dhe t’i mbështesim arritjet e tyre”, shtoi kandidati republikan, që është akuzuar për racizëm ndaj shumë minoritetesh mes të cilave edhe imigrantët meksikanë. 

“Por njëkohësisht, shumë prej tyre janë lënë në varfëri”, theksoi ai duke akuzuar demokratët se janë përgjegjës për këtë.

“Do të luftoj që çdo fëmijë i zi të mund të ketë akses në ëndërrën amerikane”, vazhdoi ai.

Në fakt kandidati republikan kishte vizituar më parë në një kishe të frekuentuar nga të zinjtë në Detroit, për t’u përpjekur të tërheqë një elektorat që voton tradicionalisht në krahun demokrat, duke premtuar më shumë punësim dhe shëresë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat