OKB-ja: Botës do t'i duhen plot 69 milionë mësues

Bota

OKB-ja: Botës do t'i duhen plot 69 milionë mësues

Më: 5 tetor 2016 Në ora: 12:28
Ilustrim

Pothuajse 69 milionë mësues duhet të jenë të punësuar në mbarë botën deri në vitin 2030, nëse zotimet ndërkombëtare për arsimin do të mbahen, paralajmëron UNESCO.

Vlerësimi i agjencisë së Kombeve të Bashkuara përcakton  numrin e mësuesve të nevojshëm për të përmbushur premtimin për hapjen e shkollave fillore dhe të mesme për të gjithë fëmijët.

Boshllëqet më të mëdha për personel janë në Afrikën sub-Sahariane dhe Azinë Jugore.

Raporti i UNESCO-s thotë se nuk duhet të ketë një zhvendosje të menjëhershme  në rekrutimin e mësuesve për të kapërcyer “mungesat masive”.

Aktualisht, raporti nga Instituti i UNESCO-s për Statistikave thotë se ka rreth 263 milion fëmijë që nuk kanë një shkollë fillore apo të mesme ku të shkojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat