FBI: Nuk ka lidhje mes Trump dhe Rusisë

Bota

FBI: Nuk ka lidhje mes Trump dhe Rusisë

Më: 2 nëntor 2016 Në ora: 14:01
Donald Trump

Policia federale amerikane deri tani nuk ka gjetur asnjë lidhje të drejtpërdrejtë mes kandidatit republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump dhe qeverisë ruse, shkruan “New York Times” që citon burime pranë kësaj dosje.

“Zyra Federale e Hetimit (FBI) dhe krerët e shërbimeve sekrete janë gjithashtu të bindur se hakimet kundër Partisë Demokrate kishin për synim të godisnin zgjedhjet presidenciale dhe jo të bënin që të zgjidhej Trump”, thekson NYT.

Nëse këto informacione shfaqen të vërteta do të kapin në befasi demokratët që kanë bazuar një pjesë të fushatës për presidencialet në lidhjet mes Trump dhe Putin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat