Presidenti gjerman Gauck: Për SHBA vendosin amerikanët, megjithatë i frikësohem Donald Trumpit

Bota

Presidenti gjerman Gauck: Për SHBA vendosin amerikanët, megjithatë i frikësohem Donald Trumpit

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 8 nëntor 2016 Në ora: 19:27
Joachim Gauck

Magazina më e madhe gjermane Der Spiegel, ka kryer një intervistë me presidentin gjerman në largim, Joachim Gauck, ku fokusi ka qenë rreth zgjedhjeve amerikane të së martës.

Der Spiegel: Besoni se pas zgjedhjeve të së martës në SHBA, përveç autokratëve Putin dhe Erdogan, botës do i shtohet edhe një autokrat tjetër: Donald Trumpi?

Gauck: Jam i shqetësuar për zhvillimet e fundit në Uashington. Shpresoj që demokracia amerikane nuk do lëkundet gjatë dhe pas zgjedhjeve, të ruajë balancën dhe sistemin. Por në këto momente duhet të presim vendimin e votuesve amerikanë.

Image

Më pas gazetarët e Der Spiegel, kanë vijuar duke akuzuar Trumpin si populist, racist, që ofendon gratë dhe se një SHBA nën pushtetin e tij do ishte shumë më e rrezikshme se ajo me presidentin George W. Bush, shkruan botasot.info.

“Çfarë unë shqëtësohem më tepër është se Trumpi është i paparashikueshëm. Ne nuk mund të themi me saktësi se çfarë janë pritshmëritë nga ai. Këtë e quaj një problem për SHBA dhe për ne," tha ai në fund./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat