Amnesty paralajmëron Trump

Bota

Amnesty paralajmëron Trump

Më: 9 nëntor 2016 Në ora: 16:33
Donald Trump

Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Amnesty International ka porositur sot presidentin e zgjedhur të SHBA-ve Donald Trump që të respektojnë të drejtat e njeriut, duke kritikuar “retorikën helmuese” të cilën e ka përdorur gjatë fushatës parazgjedhore, trasnmeton AFP.

Salil Shetty, sekretari i Përgjithshëm i kësaj organizate ka thënë se Trump shumë ka shqetësuar me deklaratat e tij që mund të dëmtojë respektimin e të drejtave të njeriut në SHBA.

“Ai do të duhej t’i harrojë ato dhe të kryejë detyrat e SHBA në respektimin e të drejtave të njeriut brenda dhe jashtë vendit”, ka thënë Shetty.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat