Rusët të kënaqur me firohen e Donald Trump

Bota

Rusët të kënaqur me firohen e Donald Trump

Më: 9 nëntor 2016 Në ora: 23:44
Donald Trump

Zgjedhja e Donald Trumpit për president të ri të SHBA-ve, përfaqëson një moment historik në marrëdhëniet e turbullta mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, vlerësohet CNN.

Uashingtoni dhe Moska e shihnin njëri-tjetrin si "kockë në fyt", për shkak të Sirisë dhe Ukrainës, sanksioneve ekonomike të vëna nga SHBA-të, akuzave për pirateri, por hyrja e Trumpit në Shtëpinë e Bardhë dhe gatishmërinë e tij për të negociuar me Rusinë, përfaqësojnë një shpresë të re për Kremlinin.

Presidenti rus, Vladimir Putin, pas shpalljes së fitores së Trampit, ka theksuar se vendi është i përgatitur plotësisht për të rivendosur marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.

Por fitores së Trumpit i janë gëzuar edhe deputetët e Parlamentit rus, të cilët e kanë përshëndetur me duartrokitje.

Këshilltar i Presidentit rus, Sergei Glazyev beson se Tramp do të heqë sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara për Rusinë, pasi që Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014.

Gjatë fushatës zgjedhore, Trump ka thënë se ai do të marrë në konsideratë njohjen e sovranitetit rus mbi gadishullin ukrainas.

Kremlini gjithashtu ka pritje të caktuara në lidhje me situatën në Siri, ku forcat ruse mbështetin presidentin sirian, Bashar al-Assad.

“Megjithatë, tejkalimin e hendekut mes dy ish-rivalëve të Luftës së Ftohtë nuk do të jetë e lehtë, apo të shpejtë”, vlerëson CNN.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat