Berlini kërkon integrim më të madh të sigurisë në BE pas zgjedhjes së Trump

Bota

Berlini kërkon integrim më të madh të sigurisë në BE pas zgjedhjes së Trump

Më: 10 nëntor 2016 Në ora: 15:55
Ursula Von Der Leyen

Ministrja gjermane e Mbrojtjes Ursula Von Der Leyen sot deklaroi se fitorja e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale në SHBA, është sinjal deri te Gjermania t'i përforcojë përpjekjet për integrim më të madh të sigurisë në Evropë.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes thotë se si komb i madh në qendrën e Evropës, Gjermania do të ketë rol të dyfishtë të rëndësishëm.

"Nga njëra anë Gjermania duhet të ndërtojë ura me administratën e re të Trumpit, ndërsa nga ana tjetër duhet ta mbrojë pozitën e saj gjithkund ku është e mundur në bashkëpunim të afërt me partnerët e saj evropian. Në fushën e sigurisë Evropa as nga larg nuk është aq vendosëse dhe e aftë për veprim, ashtu siç ne do të dëshironim", shkruan Von Der Leyen, duke theksuar se çdo konflikt brenda në NATO i përgjigjet atij që nuk i ndan vlerat perëndimore.

Porositë e ministres së Mbrojtjes të Gjermanisë vijnë pas komenteve relativisht të ashpra të politikanëve gjerman për zgjedhjen e Trumpit, por edhe pas kërkesës së njërës nga institucionet gjermane udhëheqëse për politikë të jashtme, i cili nga qeveria në Berlin pret ta ndryshojë politikën e saj të jashtme drejt pavarësisë  më të madhe të SHBA-së.

Ndryshimi duhej të ndodhë pa dallim nëse Trump ose Clinton do të fitonin në zgjedhje, shkruan në raportin e Institutit për çështje ndërkombëtare dhe të sigurisë nga Berlini (SVP) të publikuar para zgjedhjeve amerikane.

Ky tink-tenk me seli në Berlin në studimin e saj me titull "Madje edhe pa Trumpin  shumë do të duhet të ndryshohet", bëri thirrje në politikë të jashtme shumë më agresive, e cila duhet t'i ndjekë qëllimet gjeopolitike dhe ekonomike gjermane pavarësisht nga ato të SHBA-së.

Jashtëzakonisht për qendrat shkencore gjermane  në studim kërkohet nëse është e nevojshme Gjermania të konfrontohet me SHBA-në nëse ajo është me interes për vendin.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat