Fitorja e Donald Trump, reagon Mark Zuckerberg: Facebook nuk ka ndikuar

Bota

Fitorja e Donald Trump, reagon Mark Zuckerberg: Facebook nuk ka ndikuar

Më: 11 nëntor 2016 Në ora: 16:00
Mark Zuckerberg

“Ideja se lajme false të publikuara në Facebook kanë ndikuar në një farë mënyrë në zgjedhjet presidenciale është marrëzi”. Kështu thotë Mark Zuckerberg, kreu i Facebook, duke iu përgjigjur polemikave, mbi rolin e rrjeteve sociale që kanë favorizuar fitoren e Donald Trump.

Sipas disa analistëve të Facebook, për shumë amerikanë burimi kryesor i informacionit, ka hedhur një sërë lajmesh e videosh të vendosura si të rëndësishme në mënyrë false për ti dhënë më shumë avantazh kandidatit republikan.

“Nëse mendoni se Facebook ka ndikuar në zgjedhjet presidenciale, atëherë nuk e keni kuptuar mesazhin që mbështetësit e Trump kanë dashur të japin”, ka thënë Zuckerberg duke folur në një konferencë për teknologjinë në Kaliforni, raporton USA Today.

Në fillim të vitit rrjeti social u akuzua se ishte anti-Trump, pasi në seksionin “trending stories” shfaqeshin vetëm lajme pro demokrate. Dhe kështu grupi i personave që merrej me “historitë më të lexuara”, u pushua nga puna dhe u zëvendësuan me një algoritëm. Rezultati? Më shumë lajme të konsideruara për të qeshur, përfunduan në listën e më të lexuarave, pasi ndiqeshin nga pjesa më e madhe e përdoruesve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat