Rusia e gatshme t’i riparojë marrëdhëniet me SHBA-në

Bota

Rusia e gatshme t’i riparojë marrëdhëniet me SHBA-në

Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 11:40
Donald Trump, Vladimir Putin

Moska tha se është e gatshme për riparimin e marrëdhënieve me Uashingtonin, tani që Donald Trump është zgjedhur president i SHBA-së.

“Pala ruse është e gatshme, pa humbje kohe, të nisë të punojë për rregullimin e gjendjes aktuale të marrëdhënieve me SHBA-në, të cilat kanë hyrë në krizë dhe bllokadë për shkak të administratës në largim”, tha zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, citon agjencia Tass.

Por, Ryabkov tha se zyrtarët rusë dinë pak për planet e Trumpit dhe se ka ndryshime midis zotimeve të tij në fushatë dhe politikave që do t’i zbatojë në zyrë.

“Do të gjykojmë nga veprat, jo nga sinjalet ose premtimet”, tha Ryabkov.

Marrëdhëniet Moskë-Uashington janë përkeqësuar rëndë prejse Rusia ka aneksuar me forcë gadishullin ukrainas të Krimesë, më 2014.

Trump ka thënë se “do të ketë marrëdhënie shumë, shumë të mira” me presidentin rus, Vladimir Putin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat