May: Fitorja e Trump shënon një epokë të re të ndryshimit në botë

Bota

May: Fitorja e Trump shënon një epokë të re të ndryshimit në botë

Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 13:36
Theresa May

Kryeministrja britanike, Theresa May ka thënë sot se fitorja e republikanit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të SHBA dhe votimi për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja shënoi një epokë të re të ndryshimeve të thella në botë.

May në Londër, tha se Britania nuk duhet t`i refuzojë ndryshimet dhe të luftojë betejat e së por edhe duhet t`i përshtatet të tashmes, raporton AP.

Ndërkaq, ministri i jashtëm britanik, Boris Johnson tha se Trump “është I gatshëm për të rënë dakord.”

“Unë mendoj se kjo mund të jetë një gjë e mirë për Britaninë, por edhe një gjë e mirë për Evropën. Mendoj se kjo është ajo në çka duhet të përqendrohemi sot”, ka shtuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat