Obama e Putin takohen këtë javë, mund të diskutojnë rreth Sirisë

Bota

Obama e Putin takohen këtë javë, mund të diskutojnë rreth Sirisë

Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 14:03
Presidenti i Rusise, Vladimir Putin dhe presidenti Barack Obama

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe homologu i tij amerikan, Barack Obama, mund të diskutojnë rreth zhvillimeve në Siri, pasi të dy liderët do të shkojnë në Peru në fund të kësaj jave.

Agjencia e lajmeve e ka cituar zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov, të ketë thënë.

Peskov ka shtuar se dy presidentët mund të takohen në margjinat e samitit Aziatiko-Paqësor për Bashkëpunim Eknomik, të cilin e organizon Peruja më 19-20 nëntor.

Ndërkohë, Peskov e ka ripërsëritur se Putini nuk ka plan të menjëhershëm për ta takuar presidentin e sapo zgjedhur amerikan, Donald Trump.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat