Putin i kërkon Trumpit zbatimin e programit parazgjedhor

Bota

Putin i kërkon Trumpit zbatimin e programit parazgjedhor

Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 21:59
Donald Trump, Vladimir Putin

(E plotësuar) - Presidenti rus, Vladimir Putin i ka telefonuar Presidentin të sapozgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ku i përcolli gatishmërinë e tij për një dialog të partneritetit të përbashkët.

Udhëheqësi rus shprehu gatishmërinë e tij për marrëdhënie partneriteti me administratën e re të Shtëpisë së Bardhëm siç thotë "në parimet e barazisë, respektit reciprok dhe mosndërhyrjes në punët e brendshme".

Putin edhe një herë uroi për fitore republikanin në zgjedhjet dhe i uroi atij suksese në zbatimin e programit parazgjedhor.

Në një deklaratë të lëshuar nga Zyra e presidentit Putin, thuhet se Putin dhe Tramp u pajtuan se marrëdhëniet ruso-amerikane janë në një situatë shumë të pakënaqshme.

“Të dy udhëheqësit ranë dakord se është e nevojshme për të bërë një përpjekje të përbashkët në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe ekstremizmit, dhe në këtë drejtim u diskutua për zgjidhjen e krizës në Siri”, njoftoi Kremlini.

Putin dhe Trump kanë rënë dakord që të vazhdojnë kontaktet e tyre telefonike, me mundësinë e një takimi të përbashkët.

***

Trump bisedon në telefon me Putinin

Presidenti i sapo zgjedhur amerikan, Donald Trump dhe presidenti rus, Vladimir Putin kanë pasur një bisedë telefonike së bashku.

Putin i ka uruar Trump suksese në implementimin e programit që ai e ka prezantuar gjatë kampanjës zgjedhore.

Lideri rus thuhet se ka thënë se është i gatshëm për t’u angazhuar në dialog me administratën e re duke u bazuar mbi “parimet e barazisë”.

Trump ka shprehur  vazhdimisht admirim për Putinin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat