Koreja e Veriut: Tramp të tërheqë trupat nga Jugu

Bota

Koreja e Veriut: Tramp të tërheqë trupat nga Jugu

Më: 17 nëntor 2016 Në ora: 22:01
Donald Trump, Kim Jong un

Koreja e Veriut ka njoftuar se nëse administrata e Presidentit të sa po zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i tërheq trupat dhe pajisjet ushtarake nga Koreja e Jugut dhe të sigurojë një marrëveshje paqeje që zyrtarisht do të ishte mbi luftën në gadishull, mund të çojë në normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Siç raporton Reuters, ambasadori i Koresë së Veriut në OKB, tha se Pheniani tani për tani do të vazhdojë të zbatojë politikën e tij të zhvillimit të njëkohshëm të programit bërthamor dhe të ekonomisë.

Ndryshe, SHBA dhe Koreja e Veriut e kanë ndërprerë dialogun zyrtar që nga viti 2011, kur Pheniani shkeli marrëveshjet ndërkombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat