Tusk fton Trumpin në një mbledhje BE-SHBA

Bota

Tusk fton Trumpin në një mbledhje BE-SHBA

Më: 18 nëntor 2016 Në ora: 22:22
Donald Tusk

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, përgëzoi Donald Trump për fitoren e tij në presidencën e SHBA-së dhe ripërsëriti ftesën e tij në një mbledhje BE-SHBA, sipas një burimi evropian.

“Sot bisedova në telefon me Donald Trump dhe Poroshenkon”, kishte shkruar në profilin e tij “Twitter” Tusk, i cili ka kërkuar të ketë takime në të ardhmen me presidentin e sapozgjedhur amerikan dhe presidentin ukrainas Petro Poroshenko.

Sipas një burimi evropian, Donald Tusk ka përgëzuar Trump-in para se ta ftojë në një mbledhje mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Tusk vuri theksin gjithashtu mbi një bashkëpunim transatlantik ku përfshihet edhe çështja ukrainase.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat