Apel ndaj Trumpit që të luftojë ngrohjen globale

Bota

Apel ndaj Trumpit që të luftojë ngrohjen globale

Më: 18 nëntor 2016 Në ora: 23:51
Donald Trump

Në konferencën e 22-të të OKB-së mbi klimën (COP22), që përfundoi sot në Marakesh, u përforcua vendimi për të reaguar së bashku kundër ngrohjes së planetit dhe i lëshuan një apel “pragmatizmit” të skeptikut, mbi këtë çështje, Donald Trump.

“Mesazhi i COP ndaj presidentit të ri amerikan është se ne kemi besim në pragmatizmin dhe shpirtin tuaj të sipërmarrjes”, deklaroi për median Salaheddine Mezouar, presidenti i COP22.

“Komuniteti ndërkombëtar është angazhuar në një luftë të madh për të ardhmen e planetit tonë, për dinjitetin e miliona personave dhe ne do të vazhdojmë të ndërtojmë rrugën tonë”, theksoi ministri maroken i Punëve të Jashtme.

Në Paris, vitin e kaluar, vendet vendosën si objektiv të mbajnë temperaturën në nivel global nën dy gradë Celcius dhe të rrisin angazhimet e vendeve për të reduktuar gazrat me efekte serë, që aktualisht janë të pamjaftueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat