Presidenti Trump telefonon presidenten e Tajvanit, reagon Kina

Bota

Presidenti Trump telefonon presidenten e Tajvanit, reagon Kina

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 3 dhjetor 2016 Në ora: 11:55
Donald Trump

Kjo nuk kishte ndodhur prej viteve 1970. Presidenti i ardhshëm amerikan Donald Trump ka telefonuar presidentet e republikës autonome të Tajvanit, Tsai Ing-ven, shkruajnë mediat ndërkombëtare. Për shkak të ruajtjes së marrëdhënieve mes SHBA dhe Kinës, Washingtoni nuk ka njohur Tajvanin si republikë të pavarur, dhe bile prej shumë dekadash asnjë president amerikan nuk kishte telefonuar me kolegët e tyre tajvanezë.

Pavarësisht kësaj, SHBA ka dërguar dhe shitur armë në ishullin e vogël, që ndodhet në lindje të Kinës.

Biseda është orientuar në rritjen e bashkëpunimit ekonomik, politik dhe sigurisë mes Tajvanit dhe SHBA, thuhet në komunikatën zyrtare, njofton botasot.info.

E paqartë mbetet nëse presidenti i ardhshëm Donald Trump, do marrë vendimin për njohjen e ishullit të Tajvanit si vend të pavarur.

Shteti komunist i Kinës, në anën tjetër ka protestuar ashpër duke e quajtur këtë si një veprim në përzierjen e punëve të brendshme./Bota sot/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat