Rouhani: S`do ta lejojmë Trumpin që ta anulojë marrëveshjen bërthamore

Bota

Rouhani: S`do ta lejojmë Trumpin që ta anulojë marrëveshjen bërthamore

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 09:54
Hassan Rouhani

Irani nuk do të lejojë presidentin e sapozgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për të anuluar marrëveshjen bërthamore që është nënshkruar me një vend të fuqive botërore.

Kështu ka thënë presidenti i Iranit, Hassan Rouhani. “… Ai dëshiron të bëjë shumë gjëra, por asnjë nga veprimet e tij nuk do të na dëmtojë … A mendoni se Shtetet e Bashkuara mund të shfuqizojnë marrëveshjen? A mendoni se ne, populli ynë do t`ia lejojmë atë” ka thënë ai gjatë një fjalimi në Universitetin e Teheranit, njofton Reuters.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat