Trump: Ambasadori rus u vra nga një terrorist radikal islamik

Bota

Trump: Ambasadori rus u vra nga një terrorist radikal islamik

Më: 20 dhjetor 2016 Në ora: 00:03
Presidenti i ri i SHBA-ve Donald Trump

Presidenti i ri i SHBA-ve Donald Trump, ka dënuar vrasjen e Andrei Karlov, ambasadorit rus në Turqi.

“Sot i shprehim ngushëllimet tona familjes dhe më të dashurve të ambasadorit rus në Turqi, Andrei Karlov, i cili u vra nga një terrorist radikal islamik”, ka thënë Trump përmes një deklarate për media të lëshuar nga ekipi i tij i transicionit.

“Vrasja e një ambasadori është një shkelje e të gjitha rregullave të rregullit ndërkombëtar dhe duhet dënuar nga të gjithë”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat