Trump u ngjall frikë gjermanëve

Bota

Trump u ngjall frikë gjermanëve

Më: 20 janar 2017 Në ora: 09:18
Flamuri i Gjermanisë (majtas) dhe Donald Trump (djathtas)

Asnjëherë më parë betimi i një presidenti të SHBA-së nuk është ndjekur me kaq skepticizëm sa tani me Donald Trump. Kjo vlen si për politikanët ashtu edhe për popullsinë. Vetëm ekonomia sheh edhe shanse.

Anë e mbanë gjithçka ka të bëjë me Trump: bëhen përgatitjet për inaugurimin në Uashington. Por habia, se ç'president kanë zgjedhur në SHBA vazhdon të jetë e pashuar në Gjermani. Disa madje mendojnë se janë në zhgjëndërr. Por tani vërtetë në program është inaugurimi i Donald Trump-it. "Nëse ai do të kandidonte në Gjermani, ai nuk do të ishte bërë president", vë në dukje eksperti i Instituti të Demoskopisë infratest Dimap. Hulumtimet e tij tregojnë, se me zgjedhjen e Trump-it ka rënë dukshëm besimi i gjermanëve ndaj SHBA-së. Të pyetur nëse "SHBA është një partner i besueshëmë" para zgjedhjeve një në dy gjermanë përgjigjej me "po", pas zgjedhjeve këtë përgjigje e jep vetëmnjë në pesë vetë. Mosbesimi reflekton ndaj të gjithë sistemit politik, që e ka bërë të mundur Trump", shpjegon Kunert. Ai e vlerëson si sinjifikativ faktin, se sa i qartë është refuzimi i gjermanëve. "Dië duhet të humbasë në transportin e informacionit përtej Atlantikut."

Zërat nga popullsia shprehin irritimin për presidentin e 45 të SHBA-së. "Kam mjaft rezerva për Donald Trump", thotë një e re kalimtare në kuartierin qeveritar në Berlin. Ajo thotë, mendon kështu jo vetëm sepse dikush vjen në këtë mënyrë në një pozicion kaq të pushtetshëm me Fake News, gjë që është mjaft e rrezikshme, por edhe sepse prej tij mund të ndihen të inkurajuar edhe të tjerë politikanë populistë, shpjegon ajo.

Kurt Weser nga Limburg mbi Lahn është gjithashtu i shqetësuar për arsye politike, sa i përket bashkëpunimit ndërkombëtar në rast konfliktesh, të ardhmes së NATO-s: "Me deklaratat që ai ka bërë deri tani ka qenë pak bindës, ne duhet të presim fillimisht se ëfarë do të ndodhë", këshillon ai.

Zëra të kundërt është e vështirë të gjesh, por megjithatë a që mendojnë edhe ndryshe. Susanne ëalter e konsideron Donald Trump-in si një zgjedhje të mirë. "Me Hillary Clinton ndoshta do të kishim luftën e tretë botërore", mendon ajo duke iu referuar raporteve mes SHBA-së dhe Rusisë. Ajo mandje mendon, se është mirë, që Trump i kundërvihet ashpër kancelarës Angela Merkel dhe e quan politikën e saj për refugjatët një "gabim katastrofik".

Aktorëve politikë në Gjermani deri tani nuk u mbetet shumë veëse të presin që Trump të marrë postin dhe të shohin se ëfarë e pret bashkësinë ndërkombëtare. Ekspertja në fushën e demoskopisë Renate Köcher mendon, se "si politika edhe ekonomia lidhin me Trump mjaft rreziqe, por në ekonomi ka edhe një tendencë, që e sheh ndryshimin e pushtetit si pozitiv". Renate Köcher, është drejtore ekzekutive e Insitutit të Demoskopisë Allensbach. Në bisedë për DW ajo ve në dukje, se gjysma e vendimmarrësve politik besojnë, se Trump do të bëjë që të përkeqësohen marrëdhëniet me SHBA-në, ndërsa në ekonomi janë më pak që mendojnë kështu, 41%. Pavarësisht kërcënimit të Trump-it për gjobat doganore dhe pengimin e tregtisë së lirë 64% e drejtuesve në ekonomi që janë anketuar shohin shanse për sipërmarrjet e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat