Gratë në mbarë botën po marshojnë kundër Trumpit

Bota

Gratë në mbarë botën po marshojnë kundër Trumpit

Nga: A.Zh Më: 21 janar 2017 Në ora: 18:16
Pamje nga marshi i grave

Mijëra femra në më shumë se 600 qytete kanë dalë në rrugë, si pjesë e një nisme globale "Marshi i grave" në shenjë proteste kundër presidentit të sapo-inauguruar të SHBA-së, Donald Trump.

Ato në duar mabnin shenja me mesazhe të tilla si “Gratë nuk do të tërhiqen”, duke qortuar qëndrimin e Trumpit, në çështje të tilla si aborti, diversitetin dhe ndryshimet klimatike, shkruan Daily Mail, përcjell Bota sot.

Në Uashington raportohet se po marrin pjesë më shumë se 500 000 persona, dhe se turma ka bllokuar qytetin.

Në mesin e tyre raportohet se kanë dal edhe artistë të njohur si Katy Perry, Scarlett Johansson dhe Amy Schumer.

Në Britani më shumë se 100 000 gra kanë protestuar për të njëjtat arsye./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat