Papa Françesku flet për Trump: Nuk do ta gjykojë pa e parë se ç’do të bëjë

Bota

Papa Françesku flet për Trump: Nuk do ta gjykojë pa e parë se ç’do të bëjë

Më: 23 janar 2017 Në ora: 07:48
Papa Françesku

Papa Françesku tha se nuk do ta gjykojë Presidentin Donald Trump pa e parë se ç’do të bëjë.

Në një intervistë me gazetën spanjolle El Pais botuar dje në mbrëmje, Ati i Shenjtë tha se nuk i përqen “të gjykojë njerëzit në mënyrë të parakohshme. Do ta shohim se si vepron, se çfarë bën”, para se të shprehë një mendim për presidentin amerikan.

Papa i bëri komentet në një intervistë të gjerë me gazetën në Vatikan, ndërsa zoti Trump bënte betimin si presidenti i 45-të amerikan.

I pyetur për udhëheqësit populistë që po dalin në pah në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, ai paralajmëroi kundër prirjes për të gjetur një shpëtimtar në kohë krizash.

Papa Françesku tha se Hitleri në Gjermaninë e viteve 1930 “u votua nga populli dhe pastaj ai e shkatërroi popullin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat