Merkel bisedon me Trump të shtunën, Gabriel takohet me Pence javën e ardhshme

Bota

Merkel bisedon me Trump të shtunën, Gabriel takohet me Pence javën e ardhshme

Më: 27 janar 2017 Në ora: 10:11
Angela Merkel (majtas) dhe Donald Trump

(E plotësuar) - Kryediplomati i ri gjerman, Sigmar Gabriel, do të zhvillojë bisedime me administratën e presidentit të ri amerikan, Donald Trump në SHBA gjatë javës së ardhshme, shkruan gazeta “Handelsblatt”, transmeton Reuters.

Paraardhësi i Trump, Barack Obama ka pasur marrëdhënie shumë të mira me kancelaren gjermane, Angela Merkel, por presidenti i ri amerikan e ka nisur punën duke e kritikuar ashpër sidomos politikën e Merkelit për refugjatët.

Socialdemokrati Gabriel, që ka mbajtur qëndrime kritike ndaj Trumpit, do të takohet me nënpresidentin amerikan, Mike Pence dhe të nominuarin e Trumpit për Sekretar Shteti, Rex Tillerson, shkruan gazeta “Handelsblatt” duke u mbështetur në burime anonime qeveritare gjermane.

Gabriel së fundi ka hequr dorë nga posti i ministrit të ekonomisë për të zëvendësuar Frank Walter Steienmeierin në postin e ministrit të jashtëm, në një ceremoni të mbajtur sot.

Reuters e citon një burim anonim i cili thotë se Merkel me gjasë të shtunën do të bisedojë me Trumpin, një bisedë që pritet të fokusohet rreth Rusisë.

Nuk është ende e qartë, shkruan më tej Reuters, nëse Trump do të bisedojë për heqjen e mundshme të sanksioneve amerikane që janë vendosur ndaj Rusisë për shkak të veprimeve të kësaj të fundit në Ukrainë.

Merkel dhe Trump bisedë telefonike për Rusinë dhe Ukrainën

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti i SHBA-së Donald Trump, pritet të zhvillojnë një bisede telefonike.

Sipas raportimeve të Reuters, Merkel dhe Trump pritet të bisedojnë nesër teksa bëhet e ditur që temë kryesore e diskutimit do të jetë Rusia dhe Ukraina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat