Presidenti Trump bisedon me kancelaren gjermane dhe kryeministrin japonez

Bota

Presidenti Trump bisedon me kancelaren gjermane dhe kryeministrin japonez

Më: 28 janar 2017 Në ora: 19:18
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump sot ka biseduar përmes telefonit me kryeministrin japonez, Shinzo Abe dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Gjatë bisedës me kryeministrin japonez Shinzo Abe, Trump konfirmoi “angazhimin e hekurt të Shteteve të Bashkuar për sigurinë e Japonisë”.  Po ashtu, të dy udhëheqësit premtuan të konsultohen dhe të bashkëpunojnë në lidhje me kërcënimin që vjen nga Koreja e Veriut, me ambiciet e saj bërthamore, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Gjatë ditës Trump pritet të bisedojë edhe me homologun e tij rus, Vladimir Putin, që do të jetë biseda e tretë telefonike e tij gjatë ditës, në kuadër të pesë telefonatave të planifikuar që Trump do të zhvillojë sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat