Trump dhe Mbreti i Arabisë Saudite për një zbatim rigoroz të marrëveshjes bërthamore iraniane

Bota

Trump dhe Mbreti i Arabisë Saudite për një zbatim rigoroz të marrëveshjes bërthamore iraniane

Më: 30 janar 2017 Në ora: 09:40
Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe Mbreti Salmane i Arabisë Saudite

Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe Mbreti Salmane i Arabisë Saudite u shprehën për një zbatim rigoroz të marrëveshjes për çështjen bërthamore iraniane dhe ranë dakord për të krijuar zona të sigurisë në Siri dhe në Jemen, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Përmbajtja e bisedës te krijon përshtypjen se Donald Trump, deri më tani një kundërshtar i zjarrtë i kësaj marrëveshje të rëndësishme të presidencës Obama, të ketë si synim parandalimin e Iranit për t’u pajisur me bombë bërthamore, një çështje që mund të ketë ndikuar në një qëndrim ndryshe.

Ai nuk ka reshtur së kritikuari vazhdimisht marrëveshjen gjatë fushatës së tij duke emëruar në poste kyçe të administratës së tij personalitete që njihen për qëndrimin anti-iran në këtë çështje, duke nisur nga sekretari i ri i Shtetit, Rex Tillerson, i cili kërkon një rishikim të plotë të marrëveshjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat