‘Biseda telefonike mes Trump-it dhe Putin-it tregon respektin që këta dy burra kanë për njëri-tjetrin’

Bota

‘Biseda telefonike mes Trump-it dhe Putin-it tregon respektin që këta dy burra kanë për njëri-tjetrin’

Më: 30 janar 2017 Në ora: 11:16
Donald Trump dhe Vladimir Putin

Biseda telefonike mes presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, të shtunën, tregon për respektin e dyanshëm që kanë këta dy burra, ka thënë sot ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.

Në bisedën telefonike, që ishte e para qëkur Trump u inaugurua president, Putin dhe Trump u pajtuan që t’i rindërtojnë marrëdhëniet SHBA-Rusi, si dhe të bashkëpunojnë në Siri.

Trump ka thënë se dëshiron rivendosje të marrëdhënieve miqësore me Moskën, nëse i shkon mirë me Putin-in, i cili ka thënë se edhe ai është i etur për t’i rregulluar marrëdhëniet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat