Abu Dhabi: Dekreti i Trump anti-imigracion nuk drejtohet kundër islamit

Bota

Abu Dhabi: Dekreti i Trump anti-imigracion nuk drejtohet kundër islamit

Më: 1 shkurt 2017 Në ora: 13:46
Sheiku Abdallah Ben Zayed Al-Nahyane

Ministri i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) i Punëve të Jashtme vlerësoi sot se dekreti i presidentit Donald Trump që pezullon hyrjen në SHBA të shtetasve të shtatë vendeve me mazhorancë myslimane nuk është drejtuar kundër islamit.

“SHBA-ja morri një vendim sovran”, deklaroi sheiku Abdallah Ben Zayed Al-Nahyane, duke shtuar se është e gabuar të thuhet se vendimi i administratës së re amerikane ishte drejtuar kundër një feje në veçanti.

“Dekreti nuk prek shumicën e myslimanëve dhe është provizor”, shtoi ministri gjatë një konference të përbashkët me homologun e tij rus Serguei Lavrov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat