Presidenti i Azerbajxhanit i anulon takimin presidentit të PE-së

Bota

Presidenti i Azerbajxhanit i anulon takimin presidentit të PE-së

Më: 6 shkurt 2017 Në ora: 18:50
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, anuloi takimin me presidentin e Parlamentit Evropian në Bruksel, ku më herët, me zyrtarë të tjerë të BE-së, bisedoi për marrëveshjen e re për partneritet midis Bakusë dhe bllokut.

Aliyev anuloi takimin me Antonio Tajanin, i cili ishte nikoqir i një konference për "shkeljet e vazhdueshme të të drejtave të njeriut në Azerbajxhan".

Paneli i kësaj konference përfshinte Erkin Gadirlin nga Lëvizja Politike e Azerbajxhanit REAL dhe gazetaren e Radios Evropa e Lirë, Khadija Ismayilova.

Ismayilova është arrestuar në dhjetor të vitit 2014 dhe ka kaluar 17 muaj në burgjet e Azerbajxhanit, pasi është dënuar për "sipërmarrje të paligjshme".

Mbështetësit e saj, megjithatë, kanë thënë se akuzat kanë qenë hakmarrje e qeverisë për Ismayilovan, e cila ka raportuar për korrupsionin në qeveri.

Ismayilova është liruar në maj të vitit 2016. Aliyev ka takuar të hënën presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, shefen e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, dhe zyrtarë të tjerë të lartë evropianë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat