Trump dhe Erdogan, telefonatë 45-minutëshe për luftën kundër terrorizmit

Bota

Trump dhe Erdogan, telefonatë 45-minutëshe për luftën kundër terrorizmit

Më: 8 shkurt 2017 Në ora: 09:09
Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe homologu i tij turk Rexhep Tayip Erdogan

Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe shefi i shtetit turk, Rexhep Tayip Erdogan në bisedën e parë telefonike biseduan për angazhimin e përbashkët në luftën kundër terrorizmit në të gjitha format e tij, kumtoi Shtëpia e Bardhë.

Trump ka theksuar se SHBA-ja e mbështet Turqinë si partner dhe aleat strategjik të NATO-s. Presidenti i SHBA-së e ka përshëndetur rolin e Turqisë në luftën kundër Shtetit Islamik.

Paraprakisht edhe zyra e Erdoganit kumtoi për bisedën telefonike midis dy liderëve, por nuk dha detaje për përmbajtjen e saj.

Gazeta "Dejli sabah" ka theksuar se biseda ka zgjatur 45 minuta dhe ka kaluar në atmosferë pozitive.

Gjatë qeverisjes së Barack Obamës marrëdhëniet midis Turqisë dhe SHBA-së janë tendosur, ndërsa Ankaraja shfaqi brengosje nga refuzimi i SHBA-së për ta ekstraduar predikuesin mysliman Fetullah Gulen, i cili jeton në SHBA, ndërsa të cilin autoritetet turke e akuzojnë se qëndron pas përpjekjes për grusht shtet më 15 korrik të vitit të kaluar.

Përveç kësaj Turqia ishte e mllefosur nga fakti se SHBA-ja i mbështet forcat siriane kurde, të cilat luftojnë kundër ISIS-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat