G20-Takimi i parë i nivelit të lartë SHBA-Kinë që prej zgjedhjes së Trump

Bota

G20-Takimi i parë i nivelit të lartë SHBA-Kinë që prej zgjedhjes së Trump

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 15:01
Takimi G20, foto arkiv

Shefat e diplomacisë amerikane dhe kineze ndodhen sot për një takim kokë më kokë në Gjermani, takimi i parë i këtij niveli që prej zgjedhjes së Donald Trump si president i SHBA, në një kontekst të tendosur mes dy vendeve.

Takimi mes Rex Tillerson dhe Wang Yi filloi sot në mëngjes në kuadër të takimit të G20-s në Bon dhe do të përqendrohet në çështjet e fundit të krisjes me Uashingtonit dhe Pekinit, si ajo e Tajvanit, ishujt e kontestuar në detin e Kinës Jugore dhe tregtia.

Prania e ministrit kinez në samitin e G20-s dhe për më tepër parimi për një takim me homologun amerikan, ishin vënë në dyshim pas mosmarrëveshjeve mes Pekinit dhe Uashingtonit rreth Tajvanit që prej zgjedhjes së presidentit amerikan, Donald Trump.

Presidenti amerikan më herët ishte shprehur i gatshëm për të vënë në diskutim parimin e Kinës së Vetme,që ndalon të gjitha kontaktet diplomatike mes vendeve të huaja dhe vëllait armik tajvanez, konsideruar nga Pekini si një prej provincave të saj.

Rex Tillerson ka shkaktuar zemërim të Pekinit duke kërcënuar me një bllokim për të penguar aksesin e vendit në ishujt e kontestuar në Detin e Kinës Jugore, gjë që mund të shkaktonte, sipas shtypit kinez, një përplasje ushtarake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat