A e telefonoi Trump Putinin para sulmit në Siri?

Bota

A e telefonoi Trump Putinin para sulmit në Siri?

Më: 7 prill 2017 Në ora: 10:54
Donald Trump dhe Vladimir Putin

Zëdhënësi i Vladimir Putinit tha se shefi i Kremlinit ishte vënë në dijeni të sulmit të SHBA-ve në Siri, megjithëse konfirmohet se nuk ka pasur asnjë telefonatë Putin-Trump para ofensivës.

Trump njoftoi sulmin e bujshëm , duke thënë se “ishte në interes jetik  të SHBA-së të siguronte mospërdorimin e armëve kimik në kundërshtim me normat ndërkombëtare”. Ndërkaq mëngjesin e sotëm reagoi edhe Kremlini zyrtar, që e konsideroi sulmin një veprim i “pamatur dhe agresiv” përkundrejt një “populli sovran”.

Moska është një ndër mbështetëset më të fuqishme të presidentit Bashar Al-Aasad, dhe ka kundërshtuar fuqishëm më herët veprimet e Obamës në Siri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat