Tensionet në rritje, Trump vë në tryezë çdo opsion për të shkatërruar diktatorin korean

Bota

Tensionet në rritje, Trump vë në tryezë çdo opsion për të shkatërruar diktatorin korean

Nga: A.Zh Më: 10 prill 2017 Në ora: 11:50
Presidenti amerikan Donald Trump dhe diktatori korean Kim Young-un

Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar shefat ushtarakë që të bëjnë gati çdo mundësi për të shkatërruar dikatorin Korean Kim Jong-un dhe të eliminojë ambiciet bërthamore të Koresë së Veriut.

Shefat ushtarakë janë duke u përgatitur për të marrë masa kundër Phenianit të uritur për luftë derisa tensionet janë shtuar në Gadishullin Korean.

Top shefat e luftës kanë zbuluar se presidenti amerikan i ka urdhëruar ata që të përgatitin "mundësitë e gamës së plotë" në përpjekje për të ndaluar Korenë e Veriut, shkruan Daily Star, përcjell Bota sot.

Image
Njësia Sulmuese Carl Vinson në Gadishullin Korean për të ndaluar Kim Jong-un

Këshilltari amerikan i Sigurisë Kombëtare HR McMaster zbuloi se Presidenti ka kërkuar që ushtria të jetë gati për veprime për të "hequr kërcënimin për popullin amerikan".

Trump u takua me presidentin kinez Xi Jinping javën e kaluar dhe çifti u pajtua se diçka duhet bërë për të ndaluar Phenianin.

Kim ka frikë se është gati për testin e gjashtë të bombës bërthamore dhe Koreja e Veriut kanë kërcënuar një grevë nukleare "Nëse një plumb i vetëm shkrepet".

Image
Presidenti amerikan Donald Trump është përgatitur për të marrë veprime në Korenë e Veriut

“Ky është një regjim i papërgjegjshëm që tani ka kapacitete bërthamore. Presidenti na ka kërkuar t’i japim një gamë të plotë opsionesh për të eliminuar kërcënimin ndaj amerikanëve dhe aleatëve e partnerëve tanë në rajon”, tha McMaster.

“Dhe kështu, presidenti na ka kërkuar që të jemi të përgatitur për t'i dhënë atij një gamë të plotë të opsioneve  për të eliminuar kërcënimin ndaj amerikanëve dhe aleatëve e partnerëve tanë në rajon”, tha ai, përcjell Bota sot.

Aeroplanmbajtëse USS Carl Vinson është ankoruar së bashku me grupin e saj në Gadishullin Korean.

McMaster e cilësoi “një veprim të mençur” vendimin për të dërguar njësinë luftarake Carl Vinson për të mbrojtur interesat amerikane në Paqësorin Perëndimor.

Koreja e Veriut ka deklaruar se Kim është "jo i frikësuar"kundrejt mobilizimit amerikan./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat