Trumpi uron Erdoganin për fitoren në referendum, bisedojnë 45 minuta

Bota

Trumpi uron Erdoganin për fitoren në referendum, bisedojnë 45 minuta

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 18 prill 2017 Në ora: 11:23
Presidenti amerikan Donald Trump (djathtas) dhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan

Presidenti amerikan Donald Trump të hënën ka telefonuar presidentin turk Rexhep Taip Erdogan për ta uruar për fitoren në referendum, duke shtuar rëndësinë e bashkëpunimin dhe miqësisë turko-amerikane, shkruan “Daily Sabah”.

Telefonata ka zgjatur 45 minuta, theksojnë burimet diplomatike. “Presidenti Trump e ka uruar Erdoganin për udhëheqësi të fuqishme,” përcjell botasot.info.

Pjesë e diskutimeve ka qenë edhe bashkëpunimi për luftën kundër ISIS dhe të ardhmen siriane. “Trumpi ka falenderuar Erdoganin për mbështetjen e sulmit amerikan mbi Assadin.” Trump do jetë në bashkëpunim me Turqinë në lidhje me Sirinë, Irakun dhe PKK. Të dielën Turqia votoi në referendum për t’u kthyer në shtet presidencial. Erdogani i mbështetur nga partia AKP dhe pjesërisht nga nacionalistët e MHP, fitoi  51.41 përqind të votave./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat