Netanjahu anulon takimin me kreun e diplomacisë gjermane

Bota

Netanjahu anulon takimin me kreun e diplomacisë gjermane

Më: 26 prill 2017 Në ora: 13:03
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu anuloi një takim me kreun e diplomacisë gjermane, Sigmar Gabriel pas një mosmarrëveshjeje të pazakontë për programin e ministrit.

Netanjahu, i cili është gjithashtu ministër i Punëve të Jashtme, e mori këtë vendim pasi Sigmar Gabriel refuzoi të hiqte dorë nga një takim me përfaqësuesit e dy OJQ-ve izraelite, shumë kritike ndaj qeverisë.

Anulimi i takimit është një ngjarje e rrallë publike në marrëdhëniet e Izraelit me Gjermaninë, që është një prej mbështetësve më të mëdhenj evropianë.

Kjo ndodhi në kontekstin e përkeqësimit të marrëdhënieve dypalëshe, veçanërisht për çështjen e kolonizimit, ndërtimi nga Izraeli i banesave për civilët në Territoret palestineze të pushtuara, kritikuar nga Berlini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat