Presidenti i ri i Koresë Jugore viziton SHBA muajin e ardhshëm

Bota

Presidenti i ri i Koresë Jugore viziton SHBA muajin e ardhshëm

Më: 16 maj 2017 Në ora: 09:31
Presidenti liberal i Koresë Veriore, Moon Jae-in

Mediat e Koresë Jugore kanë raportuar se presidenti i ri i vendit do ta vizitojë Shtëpinë e Bardhë në qershor në mes të shqetësimeve për përshkallëzimin e arsenalit bërthamor dhe raketor të Koresë së Veriut.

Zyrtarët njoftuan mediat lokale pa dhënë detaje. Një njoftim i tillë vjen menjëherë pasi Korea e Veriut me sukses testoi një raketë të re të fuqishme, për të cilën ekspertët besojnë se mund të arrijë Alaskën pasi të përsoset.

Presidenti liberal i Koresë Veriore, Moon Jae-in favorizon një afrim më të butë ndaj Koresë së Veriut krahasuar me pararendësit e tij konservator dhe ka propozuar ta vizitojë Pyongyang-un nëse rrethanat janë të përshtatshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat