Trump në Arabinë Saudite, mbreti saudit thotë se vizita e tij do të forcojë bashkëpunimin mes dy shteteve

Bota

Trump në Arabinë Saudite, mbreti saudit thotë se vizita e tij do të forcojë bashkëpunimin mes dy shteteve

Më: 20 maj 2017 Në ora: 10:40
Presidenti Donald Trump dhe Mbreti saudit, Salman

(E plotësuar) - Mbreti i Arabisë Saudite thotë se vizita e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump do të forcojë bashkëpunimin në mes të dy vendeve dhe do të ndihmojë në rritjen e sigurisë globale.

“Zoti President, vizita juaj do të forcojë bashkëpunimin tonë strategjik, që çon në siguri globale dhe stabilitet”, ka shkruar në Tëitter, Mbreti Salman, teksa Trump ka nisur vizitën e tij në Rijad.

Më vonë, Mbreti Salman bin Abdulaziz al-Saud e ka nderuar presidentin Trump me medaljen më të lartë të shtetit për “përpjekjen e tij për të rritur sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe në mbarë botën”.

Marrëdhëniet dypalëshe kanë qenë të tensionuara gjatë administratës së presidentit Barack Obama, për shkak të afrimit me Iranin, rivalit kryesor të Arabisë Saudite.

Megjithatë, Trump ka qenë një kritikë i madh i marrëveshjes bërthamore të nënshkruar në mes të Iranit dhe fuqive botërore më 2015.

Pritet që gjatë kësaj vizite të presidentit Trump të nënshkruhen marrëveshje multimilardëshe në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite.

Më 21 maj, presidenti Trump pritet që të mbajë fjalim në një samit rajonal, që organizohet në Rijad, që pritet të ketë në fokus luftimin e grupeve ekstremiste.

Trump në këtë vizitë po shoqërohet nga Zonja e Prë, Maelania Trump dhe disa zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë.

Turneu i parë jashtë vendit i Trumpit, që do të zgjasë 8 ditë, përfshinë edhe vizitat në Izrael, në territoret palestineze, Bruksel, Vatikan dhe Itali.

Administrata Trump shpreson se me këto vizita do të forcohen marrëdhëniet mes SHBA-së dhe aleatë kyç, veçanërisht të atyre në Lindjen e Mesme.

***

Arabia Saudite do të hapë një qendër digjitale për përcjelljen e aktiviteteve të Shtetit Islam dhe grupeve tjera ekstremiste në internet, ka thënë të shtunën një zyrtar i lartë saudit, në momentin kur presidenti amerikan Donald Trump ka nisur vizitën në këtë mbretëri.

Mohamed al-Isa, sekretari i përgjithshëm i Ligës myslimane botërore me seli në Arabinë Saudite, tha se kjo qendër do të hapet nesër, transmeton Reuters.

***

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka arritur në Rijad të Arabisë Saduite, duke nisur kështu udhëtimin e parë jashtë vendit, që prej se është zgjedhur president.

Trump i shoqëruar nga Zonja e Parë, Melania Trump, u prit nga Mbreti Salman në aerport.

Presidenti Trump do të bisedojë gjatë ditës me liderët suaditë, përpara se të marrë pjesë në një darkë me pjesëtarët e familjes mbretërore në Pallatin Murabba.

Më 21 maj, presidenti amerikan do të mbajë një fjalim në samitin rajonal në Rijad, që pritet të ketë në fokus luftën kundër grupeve ekstremiste.

Zyrtarët sauditë e kanë quajtur këtë vizitë “historike”, duke thënë se do të arrihen marrëveshje politike dhe tregtare që do të ndihmojnë në forcimin e luftës së përbashkët kundër militantëve islamikë.

 

Presidenti amerikan Donald Trump ka arritur në Arabinë Saudite, kështu duke shënuar vizitën e parë të tij jashtë vendit si president, shkruan BBC.

Vizita e tij tetë ditore do të zhvillohet edhe në Izrael, territoret palestineze, Bruksel, Vatikan dhe Sicili.

Kjo vizitë vjen pas debateve të shumta në lidhje me largimin e shefit të FBI-së, James Comey.

Trump gjithashtu ka kritikuar rëndë vendimin për të emëruar një hetues special ne lidhje me hetimin e influencës së Rusisë në zgjedhjet në SHBA.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat