Trump gati të vizitojë Egjiptin

Bota

Trump gati të vizitojë Egjiptin

Më: 21 maj 2017 Në ora: 12:13
Presidenti amerikan, Donald Trump me homologun e tij egjiptian Abdel Fattah al Sissi në Riad

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi qëllimet e tij për të vizituar shumë shpejt Egjiptin, me rastin e një takimi me homologun e tij egjiptian Abdel Fattah al Sissi në Riad.

“Egjipti është një vend stabël dhe i sigurt dhe bashkëpunimi me SHBA-në po shkon shumë mirë”, deklaroi presidenti egjiptian.

“Ju jeni një personalitet unik, i aftë të bëni të pamundurën”, shtoi ai duke iu drejtuar Trump-it.

Trump nga ana e tij u shpreh se vizitën për në Egjipt do ta vendosë në agendë si një nga gjërat që duhen bërë sa më shpejtë, në ditën e dytë dhe të fundit të vizitës së tij në Arabi Saudite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat