Trump-Abe dakordohen për zgjerimin e sanksioneve kundër Koresë Veriore

Bota

Trump-Abe dakordohen për zgjerimin e sanksioneve kundër Koresë Veriore

Më: 26 maj 2017 Në ora: 17:07
Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri japonez Shinzo Abe

Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri japonez Shinzo Abe u pajtuan të premten për zgjerimin e sanksioneve ndaj Koresë Veriore, për shkak të vazhdimit të zhvillimit të armëve nukleare dhe raketave balistike, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

"Presidenti Trump dhe kryeministri Abe u dakorduan që ekipet e tyre të bashkëpunojnë për shtimin e sanksioneve ndaj Koresë Veriore, përfshirë identifikimin dhe sanksionimin e entiteteve që mbështesin programin nuklear dhe raketat veri-koreane”, thuhet në kumtesën nga takimi i mbajtur në Sicili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat