Askush deri më tani nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet e dyshuara terroriste në qendër të Londrës.
Megjithatë mbështetësit e të ashtuquajturit Shtetit Islamik kanë shprehur gëzimin e tyre për incidentet në Londër përmes rrjeteve sociale, shkruan BBC .
Në këtë sulm që besohet se ka ndodhur në tri incidente të njëpasnjëshme në Londër deri tash është konfirmuar se është një i vdekur e disa të lënduar.