Arrin në 28 numri i të plagosurve në Arkanzas

Bota

Arrin në 28 numri i të plagosurve në Arkanzas

Më: 1 korrik 2017 Në ora: 19:23
Ilustrim

Policia e Little Rock, kryeqyteti i shtetit federal amerikan Arkanzas, ka njoftuar se është duke hetuar të shtënat në një klub nate, në të cilin të janë plagosur 28 persona.

Policia përmes rrjetit Twitter ka bërë të ditur se të shtënat kanë ndodhur në orët e hershme të mëngjesit, sipas kohës lokale në klubin e natës “Poër lounge”, pas grindjes, e cila ka shpërthyer gjatë një koncerti që po mbahej aty, transmeton AP.

Shefi i policisë së Little Rock, Kenton Buckner tha të shtënat nuk kanë të bëjnë me terrorizëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat