Trump: Polonia dhe polakët janë shpirti i Evropës

Bota

Trump: Polonia dhe polakët janë shpirti i Evropës

Më: 6 korrik 2017 Në ora: 14:35
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka thënë se Polonia është zemra gjeografike e Evropës dhe se ai popullin polak e sheh si shpirtin e Evropës.

“Kemi ardhur për të dërguar një porosi të rëndësishme - Amerika e do Poloninë dhe popullin polak”, tha Trump.

Ai theksoi se amerikano-polakët kanë pasuruar SHBA-të dhe se ai është krenar që ka pasur përkrahjen e tyre gjatë kampanjës zgjedhore të vitit 2016.

“Është nder i madh që të qëndrojë para kësaj përmendoreje dhe t’i drejtohem popullit polak, i cili me gjenerata ka ëndërruar një Poloni të fuqishme, të sigurt dhe të lirë”, ka thënë Trump. 

Ai ka falënderuar presidentin polak Andrzej Duda dhe atë kroate  Kolinda Grabar Kitaroviq për shkak të takimit “Iniciativa e tri deteve”.

“Kjo është vizita ime e parë në Evropën qendrore si president. Polonia është zemra e gjeografisë së Evropës dhe në popullin polak shoh shpirtin e Evropës. Kombi juaj është i madh pasi që shpirti juaj është i madh dhe i fuqishëm”, ka thënë Trump. 

Presidenti amerikan është ndërprerë disa herë gjatë fjalimit të tij nga ovacionet e pjesëmarrësve, të cilët thirrën emrin e tij. Ai para një numri të madh të pranishmëve tha se dëshiron të sigurojë se vendi i tij dhe fqinjët e saj “asnjëherë më nuk do të jenë peng të asnjë furnizuesi me  energjent”.

AP shkruan se Rusia është njëri nga furnizuesit më të mëdhenj të BE-së me energjent dhe se Trump nesër në Hamburg për herë të parë do të takohet me presidentin Vladimir Putin. 

Ndryshe, Polonia dërgesën e parë të gazit amerikan e ka marrë muajin e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat