Pence merr pjesë në takimin e Kartës së Adriatikut në Mal të Zi

Bota

Pence merr pjesë në takimin e Kartës së Adriatikut në Mal të Zi

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 16:32
Zëvendës presidenti amerikan Mike Pence

Zëvendës presidenti amerikan Mike Pence do të udhëtojë më 2 gusht në Mal të Zi, ku do të takohet me përfaqësues të lartë të vendeve anëtare dhe vëzhguese të Kartës së Adriatikut, kryesues i së cilës këtë vit është Maqedonia.

Siç ka njoftuar më herët Qeveria maqedonase, Maqedonia së bashku me Malin e Zi do të jenë nikoqirë të këtij takimi të rëndësishëm, i cili do të mbahet në Podgoricë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat